Rreth SEEMO

Organizata për Medie e Evropës Juglindore (SEEMO), është organizatë joqeveritare rajonale, rrjet jofitimprurës i redaktorëve, drejtuesve të medieve dhe gazetarëve kryesorë të gazetave, revistave, stacioneve radiotelevizive, agjencive të lajmeve dhe medieve të reja në Evropën Jugore, Lindore dhe Qendrore. Me komitetet e saj, SEEMO ka për qëllim të krijojë një urë në mes aktiviteteve ndërkombëtare të medieve dhe zhvillimeve të medieve në rajon.


SEEMO është një rrjet që përfshin komitetet kombëtare dhe lokale në rajon, duke përfshirë edhe zyrën e veçantë të projektit SEEMO në Beograd, si dhe SEEMO-IPI të Vjenës dhe SEEMO-SECEMO.


SEEMO u themelua në tetor të vitit 2000 në Zagreb, Kroaci, nga një grup i kryeredaktorëve, drejtuesve të medieve dhe profesorëve të gazetarisë dhe komunikimit nga Evropa Jugore, Lindore dhe Qendrore, në prani të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.


Një nga aktivitetet kryesore të SEEMO-s është e mbrojtja lirisë së shtypit duke ndihmuar gazetarët dhe mediet në Evropën Jugore, Lindore dhe Qendrore. Mbi 60 për qind i komunikatave për shtyp dhe letrave të protestës të SEEMO-së drejtuar qeverive dhe zyrtarëve, kanë pasur rezultate pozitive në të kaluarën. Çdo protestë e SEEMO-së iu shpërndahet medieve kryesore rajonale dhe ndërkombëtare, organizatave qeveritare dhe joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare, politikanëve si dhe personaliteteve dhe institucioneve publike.


Në të kaluarën, SEEMO iu ka ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë gazetarëve në rajon, duke iu dhënë atyre pajisje teknike, ndihmë financiare dhe ndihma të tjera.


SEEMO gjithashtu ofron ndihmën e nevojshme gazetarëve të cilët kanë marrë kërcënime me vdekje apo gazetarëve të cilët sulmohen.


SEEMO ka mbi 1500 kryeredaktorë, drejtues të medieve, pronarë të medieve, ekspertë të medieve, profesorë për medie dhe komunikim dhe gazetarë kryesorë të Evropës Jugore, Lindore dhe Qendrore si anëtarë individualë, si dhe medie dhe institucione të cilat janë anëtare si kompani.


SEEMO monitoron lirinë e shtypit në Evropën Jugore, Lindore dhe Qendrore dhe i përgjigjet kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe medieve, duke iu dërguar letra proteste qeverive, organizatave ndërqeveritare, por edhe kompanive, organizatave fetare, grupeve politike ose grupeve tjera.


SEEMO udhëheq misionet e lirisë së shtypit në vendet ku liria e shtypit është e kërcënuar, që përfshinë takime me zyrtarë qeveritarë, diplomatë, gazetarë dhe organizata joqeveritare, dhe duke siguruar përfaqësim ligjor dhe mbështetje në rastet gjyqësore.


SEEMO organizon vizita të rregullta të lirisë së shtypit në të gjitha vendet që i mbulon. Ndërmjet janarit 2001 dhe dhjetorit 2014, SEEMO ka mbledhur mbi 16.000 kryeredaktorë, drejtues të medieve, gazetarë dhe personalitete publike nga rajoni në takime të ndryshme. Disa nga ngjarjet vjetore të organizuara nga SEEMO janë Forumi i Medieve të Evropës Juglindore (SEMF), Komisioni për Politikat e Medieve, Ditët e Medieve në Stamboll dhe Ditët e Gazetarisë Hulumtuese.


Organizata simotra të SEEMO-s janë Akademia Ndërkombëtare - Qendra Ndërkombëtare për Medie (IA-IMC), Akademia Ndërkombëtare (IA), Qendra Ndërkombëtare për Medie - Slloveni (IMC-SLO), Organizata për PR e Evropës Juglindore dhe Qendrore (SECEPRO) dhe SECEMO.

SEEMO aktivisht bashkëpunon me organizatat qeveritare dhe joqeveritare qofshin ato ndërkombëtare, rajonale apo nacionale, me fondacione, organizata të medieve, shoqatat e medieve, sindikata dhe institucione. Të ndihmosh gazetarët do të thotë edhe avancim të arsimimit tyre. SEEMO mbështet gazetarët e rinj dhe studentët i medies dhe komunikimit në projekte të ndryshme. Që nga viti 2001 më shumë se 50 punëtori dhe seminare janë organizuar për gazetarët hulumtues dhe përfaqësuesit e medieve të pakicave dhe atyre për diversitet.

Që nga 2004, SEEMO boton revistën De Scripto, revistë kjo për medie të Evropës Jugore, Lindore dhe Qendrore. SEEMO gjithashtu boton edhe Doracakun e Medieve të Evropës Jugore, Lindore dhe Qendrore. SEEMO çdo vit jep edhe disa çmime, duke përfshirë Çmimin e SEEMO-së Dr. Erhard Busek për Mirëkuptim më të Mirë - që nderon gazetarët në Evropën Jugore, Lindore dhe Qendrore puna e të cilëve promovon një klimë të mirëkuptimit më të mirë midis popujve në rajon dhe forcon përpjekjet për t'i dhënë fund ndarjeve etnike, racizmit dhe ksenofobisë, CEI-SEEMO Çmimi për Gazetari Hulumtuese dhe Çmimi i SEEMO-s për të Drejtat e Njeriut. Kontaktoni: info@seemo.org, www.seemo.org. Sekretar i përgjithshëm i SEEMO-së: Oliver Vujoviq

Kanë thënë për SEEMO:


"Asgjë dhe askush nuk është i përsosur. Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe për mediet në Evropën Juglindore. Deri më tani, SEEMO ka shprehur shqetësime të shumta në lidhje me mënyrën në të cilën janë trajtuar gazetarët dhe mediet në publik, brenda arenës politike dhe gjithashtu në lidhje me sigurinë për gazetarët. Në Evropë, garantimi i lirisë së shprehjes është përgjegjësi e zakonshme."
Erhard Busek, Kryetar i Institutit për Regjionin e Danubit dhe Evropën Qendrore, Vjenë, Austri dhe Koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (SECI)


"Unë do të doja që ta miratoja punën e organizatës ndërkombëtare joqeveritare SEEMO, e cila i ka bashkuar redaktorët, botuesit e medieve, dhe gazetarët kryesorë të Evropës Jugore dhe Lindore prej vitesh. Meqenëse një nga prioritetet e mandatit tim presidencial ka qenë pajtimi i vendeve të rajonit, vendosja e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve tona, ne do të synojmë të njëjtat qëllime. "
Ivo Josipović, ish-Kryetari Kroacisë, Zagreb, Kroaci


"Detyrat kryesore të SEEMO-së gjithmonë kanë qenë lufta për lirinë e shtypit dhe anti-korrupsioni, si dhe ndërtimin e rrjeteve të përfaqësuesve të medieve nga rajoni me organizatat në nivel ndërkombëtar. SEEMO sot respektohet nga kompanitë dhe pronarët e medieve, gazetarët, por edhe të gjithë lojtarët tjerë të rëndësishëm në shoqëri, duke përfshirë edhe përfaqësuesit kryesorë politikë dhe organizatat ndërkombëtare. "
Dr. Michael Spindelegger, Ish-Zëvendës Kancelar dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Austrisë, Vjenë, Austri


"Roli i SEEMO-së është thelbësor në mbrojtjen, mbështetjen dhe udhëheqjen gazetarëve në Evropën Jugore, Lindore dhe Qendrore."
Marina Constantinoiu, Kryeredaktore e Jurnalul National, Bukuresht, Rumani


"Reagimet dhe mbështetja e SEEMO- s ishin shumë të rëndësishme për mua, jo vetëm në kuptimin moral, por ata kanë kontribuar edhe në reagime të shpejtë nga ana e institucioneve shtetërore. Ky lloj i presionit nga organizatat ndërkombëtare ndaj autoriteteve kroate është shumë me rëndësi sepse tregon se rasti është duke u ndjekur jashtë Kroacisë."
Drago Hedl, Reporter, Jutarnji list, Zagreb - Osijek dhe autor, Kroaci


"Unë kam pasur mbështetjen e SEEMO-së që nga fillimi, kur ju i drejtuat letra publike Vojisllav Koshtunicës dhe Dragan Joçiqit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme në Serbi, në atë kohë. SEEMO është një burim i madh i mbështetjes, ndihma dhe rehatia për të cilën unë kisha nevojë në kohën e sulmeve kundër meje. Një falënderim të madh për SEEMO-në, dhe të gjithë kolegët të cilët janë pjesë e organizatës. "
Vladimir Mitrić, Korrespondent i Večernje novosti, Loznicë, Serbi


"Unë nuk mund ta mbivlerësoj rëndësinë e mbështetje së(SEEMO) tillë. Por, dukshmëria - si e brendshme ashtu dhe ndërkombëtare - e një rasti si ky imi është me të vërtetë shumë e rëndësishme."
Anuška Delić, Gazetare Hulumtuese e Delo, Ljubljanë, Slloveni


"Për mua SEEMO ishte organizatë shumë e rëndësishme që ma mundësoi zhvillimin e mëtejshëm profesional mbi tema të shumta të rëndësishme, një platformë e cila mundësoi krijimin e rrjeteve me kolegët në të gjithë rajonin, shkëmbimin e përvojës dhe njohurive me të tjerët, një ndihmë e cila ishte mëse e nevojshme kur isha i sëmurë, por edhe për mirëmbajtjen e hapësirës së punës gjatë kohës kur izolimi dhe presioni brenda ambientit tim rrethues ishin shumë intensive dhe mëse të rrezikshme."
Esad Hećimović, Redaktor, TV OBN, Sarajevë, Bosnje dh Hercegovinë


"Mbështetja e madhe që kam marrë nga të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare që merren me të drejtat dhe lirinë e shtypit, kishte domethënie të madhe si presion ndaj regjimit që të përmbahet nga veprimet më radikale, dhe për të filluar një hetim ashtu që autorët e krimit të mund të gjenden. Në këtë mes ishte edhe reagimi i SEEMO-së, e cila më vonë rregullisht e ka ndjekur dhe ka raportuar për rastin tim. "
Željko Ivanović, Themelues dhe botues i të përditshmes Vijesti, Podgoricë, Mali i Zi

SEEMO Missions, Visits and Meetings

Media on map

Close Video

17 YEARS SEEMO - A CULTURE OF DIALOGUE FOR PRESS FREEDOM